“Ukraina të mos e niste luftën”, Trump: Kishte tre vite kohë për t’i dhënë fund

Pasi e la jashtë tryezës së negociatave me Rusinë, presidenti Amerikan Donald Trump akuzoi Ukrainën se është ajo që ka nisur luftën në Europën Lindore . Me një retorikë të ashpër kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se Kievi nuk duhet të kishte lejuar kurrë që kjo lufte të vijonte dhe të vriteshin kaq shumë [...]Read More...

“Ukraina të mos e niste luftën”, Trump: Kishte tre vite kohë për t’i dhënë fund

Pasi e la jashtë tryezës së negociatave me Rusinë, presidenti Amerikan Donald Trump akuzoi Ukrainën se është ajo që ka nisur luftën në Europën Lindore . Me një retorikë të ashpër kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se Kievi nuk duhet të kishte lejuar kurrë që kjo lufte të vijonte dhe të vriteshin kaq shumë njerëz  ndërsa shtoi se Ukraina ka pasur tri vite për të negociuar fundin e konflikit.

“Jam tmerrësisht i zhgënjyer. Degjova se ata jane te merzitur sepse per ta nuk kishte nje karrige ne negociatat tona me Rusine. Epo ata e kishin mundesine per te bere negociata per 3 vite. Ukraina kishte shancin për ti dhënë fund luftës 3 vite. Ajo nuk duhet ta kishte nisur kurrë këtë luftë, kurrë. Ata mund të kishte bërë një marrëveshje dhe nuk do të ishin vrarë kaq shumë njerëz.”

Deklaratat e ashpra të Donald Trump erdhën pasi presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky shprehu zemërimin e tij për faktin se Uashingtoni zgjodhi të kishte negociata të vecanta me Rusinë.  Në fjalët e tij Trump nuk la pa sulmuar Zelenskyn pasi përmendi faktin se Ukraina duhet të mbajë zgjedhjet presidenciale për shkak se afati i mandatit të Zelenskyt është tejkaluar. Kreu I shtepisë së bardhë deklaroi gjithashtu nga rezidenca e tij në Mar A Lago se pas negociatave në Riad ndoshta mund të takohej me Presidentin Rus Vladimir Putin deri në fund të muajit. Teksa Trump vijoi përshkallëzimin e retorikës së tij për konfliktin e armatosur mes Ukrainës dhë Rusisë  që është kthyer në Luftën më vdekjeprurëse që nga Lufta e Dytë Botërore, Brukseli zgjodhi që të shtonte sanksionet ndaj Moskës.

Bashkimi Europian ra dakord per paketën e 16 të sanskioneve ndaj Rusisë ku do të përfshihen një ndalimi i importit primar rus të aluminit si dhe ndalimin e qarkullimit të 73 anijeve të flotës ruse. Sanksionet pritet të marrin miratimin filan tv hënën e ardhshme nga Ministrat e Jashtëm të Unionit./abcnews.al