UNICEF: Fëmijëve që kthehen në Gazën veriore, u mungojnë bazat për të mbijetuar

Tess Ingram, një zëdhënëse e UNICEF-it, thotë se familjet në veri të Gazës janë “tronditur” në shkallën e shkatërrimit në zonë. Ajo shtoi se fëmijët po kthehen në komunitetet pa ujë dhe pa kujdes shëndetësor, pa bazat që u nevojiten për të mbijetuar. “Kjo është veçanërisht traumatike për fëmijët, të cilët kanë duruar kaq shumë [...]Read More...

UNICEF: Fëmijëve që kthehen në Gazën veriore, u mungojnë bazat për të mbijetuar

Tess Ingram, një zëdhënëse e UNICEF-it, thotë se familjet në veri të Gazës janë “tronditur” në shkallën e shkatërrimit në zonë.

Ajo shtoi se fëmijët po kthehen në komunitetet pa ujë dhe pa kujdes shëndetësor, pa bazat që u nevojiten për të mbijetuar.

“Kjo është veçanërisht traumatike për fëmijët, të cilët kanë duruar kaq shumë tashmë. Ata tani po kthehen në komunitetet pa ujë dhe pa kujdes shëndetësor, pa bazat që u nevojiten për të mbijetuar”, tha Ingram në një video të postuar në X.

Zëdhënësja e UNICEF tha se edhe pasi kishin parë fotot nga ajo që kishte ndodhur në zonat ku banonin, sërish ata shpresonin që lagjet dhe shtëpitë e tyre do të ishin kursyer.

“Por ndërsa janë kthyer dhe shohin se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, shpresa me të cilën janë mbajtur për 15 muaj kthehet në dëshpërim të rëndë. Kjo është më shumë traumatike për fëmijët, të cilët janë përballur me kaq shumë gjëra tashmë Kjo është jeta pas luftës”, tha ajo.

Families returning to northern #Gaza are shocked by the scale of destruction.

UNICEF’s Tess Ingram shares the reality on the ground and the immense challenges people are facing.

— UNICEF MENA – يونيسف الشرق الأوسط وشمال إفريقيا (@UNICEFmena) February 9, 2025