Uria kërcënon Gazën/ Sulmet dhe kufizimet e ndihmave, krizë të rëndë humanitare
Rripi i Gazës po përballet me skenarin më të rëndë të urisë. Paralajmërimi vjen nga mekanizmi kryesor global për matjen e urisë, Iniciativa e Klasifikimit të Fazës së Sigurisë Ushqimore që në raprtin e tyre thonë se ofensiva ushtarake e Izraelit dhe kufizimet e ashpra të ndihmës po shkaktojnë një krizë humanitare të paprecedentë. “Dëshmitë [...]Read More...

Rripi i Gazës po përballet me skenarin më të rëndë të urisë. Paralajmërimi vjen nga mekanizmi kryesor global për matjen e urisë, Iniciativa e Klasifikimit të Fazës së Sigurisë Ushqimore që në raprtin e tyre thonë se ofensiva ushtarake e Izraelit dhe kufizimet e ashpra të ndihmës po shkaktojnë një krizë humanitare të paprecedentë.
“Dëshmitë në rritje tregojnë se uria masive, kequshqyerja dhe sëmundjet po çojnë në rritjen e vdekjeve të lidhura me mungesën e ushqimit,” thuhet në paralajmërimin zyrtar të Iniciativës së Klasifikimit të Fazës së Sigurisë Ushqimore. Megjithatë, institucioni theksoi se ky është një alarm dhe jo një klasifikim përfundimtar dhe zyrtar i urisë.Paralajmërimi vjen në një kohë kur numri i vdekjeve nga uria në territorin palestinez është në rritje, ndërsa komuniteti ndërkombëtar shton presionin ndaj Izraelit për përkeqësimin e situatës humanitare. Vetë presidenti Amerikan Donald Trump deklaroi nga Mbretëria e Bashkuar se Uria ka mbërthyer Rripin e Gazës ndërkohë që Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu, aleati I tij thotë se në enklavën palestineze nuk ka rënë Zija e Urisë. Iniciativa e Klasifikimit të Fazës së Sigurisë Ushqimore kërkoi në alarmin e lëshuar prej saj ndërprerje të menjëhershme të luftimeve dhe lejimin pa ndalim të shpërndarjes së ndihmave humanitare.Sipas të dhënave më të fundit, rreth 470,000 persona në Gaza po përballen me “kushte të ngjashme me urinë”, ndërsa rreth 90,000 gra dhe fëmijë kanë nevojë për ndihmë urgjente ushqimore.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza konfirmoi të hënën se pothuajse 150 persona kanë humbur jetën nga kequshqyerja që prej fillimit të luftës, përfshirë të paktën 88 fëmijë. Sipas të njëjtit burim, numri total i të vrarëve në Gaza është afruar në 60,000, me mijëra prej tyre fëmijë.Pas një bllokade 11-javore, Izraeli lejoi ndihma të kufizuara humanitare nga fundi i majit, por sipas organizatave humanitare, niveli i ndihmës së lejuar është shumë larg nga nevoja aktuale. Programi Botëror i Ushqimit ka paralajmëruar se një e treta e popullsisë në Gaza “nuk ha për ditë të tëra”, duke rritur frikën se numri i viktimave do të rritet ndjeshëm në mungesë të reagimit të menjëhershëm.
Edhe kete te marte pauza taktike e luftimeve vijon te jete aktive ne rripin e Gazes ku nga ora 10 e mengjesit deri ne oren 20 do te lejohet kalimi I ndihmave humanitare me kamione si dhe hedhja e tyre nga ajri per civilet palestineze. / abcnews.al