Ushtria amerikane ka zhvendosur disa aeroplanë dhe anije në Lindjen e Mesme, sipas zyrtarëve të mbrojtjes
Ushtria amerikane ka ndërmarrë disa hapa për të mbrojtur asetet dhe pajisjet e saj në Lindjen e Mesme, ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Iranit vazhdon, duke përfshirë evakuimin e të gjithë aeroplanëve të pa strehuar nga baza e saj e gjerë në Katar dhe zhvendosjen e anijeve të Marinës Amerikane të stacionuara në Bahrein, thanë

Ushtria amerikane ka ndërmarrë disa hapa për të mbrojtur asetet dhe pajisjet e saj në Lindjen e Mesme, ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Iranit vazhdon, duke përfshirë evakuimin e të gjithë aeroplanëve të pa strehuar nga baza e saj e gjerë në Katar dhe zhvendosjen e anijeve të Marinës Amerikane të stacionuara në Bahrein, thanë dy zyrtarë të mbrojtjes për CNN.
Komanda Qendrore Amerikane ka parapërgatitur gjithashtu furnizime shtesë me gjak në rajon, thanë zyrtarët dhe një burim i njohur, gjë që është procedurë standarde operative sa herë që ekziston mundësia e një sulmi ndaj forcave amerikane.
Një nga zyrtarët i përshkroi ndryshimet si planifikim të kujdesshëm dhe paraprak mes kërcënimeve nga Irani se do të sulmojë trupat dhe bazat amerikane në Lindjen e Mesme nëse SHBA-të vendosin t’i bashkohen Izraelit në sulmin ndaj objekteve bërthamore iraniane.