Ushtria izraelite thirrje qytetarëve për evakuim nga tri porte në Jemen
Ushtria izraelite bëri thirrje qytetarëve për evakuim të menjëhershëm në tre porte në Jemen. Sipas ushtrisë izraelite, këto porte përdoren nga terroristet e grupit Houthi. “Për shkak të përdorimit të porteve detare nga regjimi terrorist Huthi, ne u bëjmë thirrje të gjithë njerëzve të pranishëm” në portet e Ras Issa, Hodeidah dhe Al-Salif “që t’i evakuojnë [...]Read More...

Ushtria izraelite bëri thirrje qytetarëve për evakuim të menjëhershëm në tre porte në Jemen. Sipas ushtrisë izraelite, këto porte përdoren nga terroristet e grupit Houthi.
“Për shkak të përdorimit të porteve detare nga regjimi terrorist Huthi, ne u bëjmë thirrje të gjithë njerëzve të pranishëm” në portet e Ras Issa, Hodeidah dhe Al-Salif “që t’i evakuojnë menjëherë ato për sigurinë e tyre”, shkroi koloneli Avichai Andrai, një zëdhënës i ushtrisë izraelite.
Rebelët Huthi dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme që nga 7 tetori 2023, pasi organizata jemenase është zotuar të shënjestrojë Izraelin, duke pretenduar se mbështet palestinezët në Gaza gjatë luftës me Izraelin.
/abcnews.al/