Valon Murati tregon zi zgjidhen problemet mes shqiptarëve dhe serbëve

Murati tregon zi zgjidhen problemet mes shqiptarëve dhe serbëve. Valon Murati, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, ka thënë se zgjidhje e problemeve mes shqiptarëve dhe serbëve fillon në Preshevë e mbaron në Leposaviq. Ai ka thënë se nuk mund të ketë normalizim pa u zgjidhur problemet në mes dy shteteve. Lëvizja për Bashkim e ka […]

Valon Murati tregon zi zgjidhen problemet mes shqiptarëve dhe serbëve

Murati tregon zi zgjidhen problemet mes shqiptarëve dhe serbëve.

Valon Murati, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, ka thënë se zgjidhje e problemeve mes shqiptarëve dhe serbëve fillon në Preshevë e mbaron në Leposaviq.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë normalizim pa u zgjidhur problemet në mes dy shteteve.

Lëvizja për Bashkim e ka të qartë qëndrimin për korrigjim kufijsh në mes të Kosovës dhe Serbisë.

”Normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë pa i zgjidh problemet është një farsë në vetvete. Rrjedhimisht të gjitha palëve u hapet rruga të sabotojnë një “normalizim” pas zgjidhjen e problemeve. E zgjidhja e problemeve të mbetura në mes të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në mes të shqiptarëve dhe serbëve, fillon në Preshevë e përfundon në Leposaviq. Vetëm duke trajtuar me seriozitet dhe metoda politike të dy çështjet themelore të këtyre marrëdhënieve – atë të pozitës së shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe të serbëve në tri komunat veriore – dhe zgjidhjen e tyre me reciprocitet mund të flitet për normalizim të marrëdhënieve“, ka thënë Murati.