Valon Syla: Sistemi i pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhjet lokale është i padrejtë, njerëzit që nuk jetojnë këtu të vendosin për drejtorin e shkollës sot
Të shtunën fillon zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë. Lidhur me votimin e diasporës, gazetari Valon Syla, tha se sistemi aktual i pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhjet lokale është i padrejtë. “Polarizimi i shoqërisë që e kemi momentalisht dhe sistemi proporcional në zgjedhjet lokale e bën të dhimbshme, apo ta

Të shtunën fillon zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë.
Lidhur me votimin e diasporës, gazetari Valon Syla, tha se sistemi aktual i pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhjet lokale është i padrejtë.
“Polarizimi i shoqërisë që e kemi momentalisht dhe sistemi proporcional në zgjedhjet lokale e bën të dhimbshme, apo ta themi më drejtë, të padrejtë që njerëzit që nuk jetojnë këtu të vendosin për drejtorin e shkollës sot, e ai i ka fëmijët e tij në një shkollë në Frankfurt”, u shpreh Syla.
Ai shtoi se edhe procesi i votimit nga diaspora ka qenë i pasigurt, pasi ka mjaftuar një letërnjoftim dhe një email për të votuar. Sipas tij, kjo ka hapur hapësirë për keqpërdorime të shumta./KlanKosova