Vazhdon lufta me zjarret në Shqipëri

Shqipëria në flakë: 27 vatra aktive The post Vazhdon lufta me zjarret në Shqipëri appeared first on Albinfo.

Vazhdon lufta me zjarret në Shqipëri

Vera e sivjetme ka bërë që shumë zona në Shqipëri të përfshihen nga zjarri, duke shkaktuar dëme të shumta.

Veç dëmeve në infrastrukturë e në shkrumbim të maleve të tëra, të martën është regjistruar një viktimë në zonën e Elbasanit. Atje raportohet se një 80-vjeçar ka vdekur si pasojë e asfiksisë, pasi i njëjti dyshohet se i kishte vënë zjarrin oborrit të tij, duke shkaktuar kështu djegien e 6 fshatrave në zonën e Gramshit.

Ndërkaq sot, mediat në Tiranë po raportojnë edhe për një viktimë në këtë zonë, ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar.

Agjencia e lajmeve “Reuters” ka shkrepur pamje nga aksioni i zjarrfikësve për shuarjen e zjarreve në Delvinë, të cilat mund t’i shihni më poshtë.

The post Vazhdon lufta me zjarret në Shqipëri appeared first on Albinfo.