Vazhdon marshi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, mijëra qytetarë të pranishëm
Në sheshin qendror të Prishtinës po vazhdon marshi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë. Mijëra qytetarë nga shumë qytete të Kosovës dhe pjesë të trojeve shqiptare i janë bashkuar thirrjes për këtë tubim më 17 shkurt në qendër të Prishtinës, derisa gjykimi në Hagë kundër Hashim Thaçi, Kadri Veselit


Në sheshin qendror të Prishtinës po vazhdon marshi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.
Mijëra qytetarë nga shumë qytete të Kosovës dhe pjesë të trojeve shqiptare i janë bashkuar thirrjes për këtë tubim më 17 shkurt në qendër të Prishtinës, derisa gjykimi në Hagë kundër Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ka hyrë në fazën e fundit.
Një prej organizatorëve të këtij marshi, Ismail Tashoill, ka thënë se përmes këtij tubimi iu dërgohet mesazh krerëve të UÇK-së në Hagë se s’janë vetëm.
“Sot ish-krerëve të UÇK-së ua dërgojmë mesazhin se nuk janë vetëm – pas jush qëndron një komb i tërë”, ka thënë Tasholli.
Në tubim ka folur edhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila ka kërkuar liri për çlirimtarët.
“Faleminderit që i shërbyet atdheut kur më së shumti kishte nevojë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi duhet të lirohen, ata e mbrojtën popullin e vet”, ka thënë ajo.


