Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke notuar në liqenin Karlsfeld, Bavari The post Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani appeared first on Albinfo.

Një aksident tragjik ndodhi në liqenin Karlsfeld të premten: Një 18-vjeçar vdiq në spital pas një aksidenti duke notuar në liqe
Sipas Shtabit të Policisë së Bavarisë së Epërme Veriore, i riu me prejardhje kosovare-serbe (bëhet fjalë për shtetësinë e tij, v. j.), i cili jetonte në lagjen Hasenbergl të Mynihut, ndodhej në liqen me shokët e vet, transmeton albinfo.ch. Rreth orës 16:45, ai u përpoq të notonte deri në një platformë në liqen, por u kthye në gjysmë të rrugës.
Pak kohë më vonë, nuk kishte asnjë shenjë të tij. Shërbimet e urgjencës u njoftuan dhe zhytësit fillimisht e shpëtuan 18-vjeçarin, shkruan merkur.de. Ai u dërgua në spital nën reanimim të vazhdueshëm. Fatkeqësisht, çdo ndihmë erdhi shumë vonë për shtetasin kosovar, banor të Mynihut.
The post Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani appeared first on Albinfo.