Vdes një 40-vjeçar pas një aksidenti me traktor në Dragash

Një 40-vjeçar ka vdekur në fshatin Bresanë të Dragashit, si pasojë e një aksidenti me traktor, teksa po punonte në një zonë malore të fshatit.   Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Sot, më 18 korrik 2025, rreth orës 09:50, Policia është njoftuar nga Qendra e

Vdes një 40-vjeçar pas një aksidenti me traktor në Dragash

Një 40-vjeçar ka vdekur në fshatin Bresanë të Dragashit, si pasojë e një aksidenti me traktor, teksa po punonte në një zonë malore të fshatit.  

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më 18 korrik 2025, rreth orës 09:50, Policia është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Bresanë, Dragashë se një person mashkull, D.A. (40 vjeç), është sjellë në qendër nga vëllai i tij me lëndime të rënda trupore. Pas ofrimit të ndihmës së parë, ai është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Prizrenit,  ku më pas, për shkak të lëndimeve të marra, ka vdekur.

Ai bëri me dije se rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”

“Sipas informatave fillestare, viktima ishte duke punuar me traktor në zonën malore të fshatit Bresanë, Dragashë në momentin e incidentit. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Policia ka reaguar menjëherë, ka dalë në vendin e ngjarjes, ka siguruar zonën dhe ka njoftuar njësitet përkatëse hetimore. Në vendngjarje është angazhuar edhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi pa jetë është dërguar në Institutine Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka deklaruar Bytyqi.