Vdes një foshnje në Prizren, arrestohen tre mjekë

Një person është ankuar në polici se pas lindjes së gruas së tij në Spitalin e Prizrenit, pas disa minutave foshnja ka vdekur. I njëjti dyshon se deri te vdekja ka ardhur si pasojë e mostrajtimit të duhur nga stafi mjekësor, me ç’rast janë arrestuar tre mjekë. “Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë […]

Vdes një foshnje në Prizren, arrestohen tre mjekë

Një person është ankuar në polici se pas lindjes së gruas së tij në Spitalin e Prizrenit, pas disa minutave foshnja ka vdekur.

I njëjti dyshon se deri te vdekja ka ardhur si pasojë e mostrajtimit të duhur nga stafi mjekësor, me ç’rast janë arrestuar tre mjekë.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (mjekë) dhe janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.