Vd*es një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Një person i cili në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë u dërgua muajin e kaluar ka vdekur mëngjesin e kësaj të mërkure. Ai në burg kishte shkuar i diagnostikuar me sëmundje kronike dhe nga Shërbimi Korrektues thanë se trajtimin e duhur e kishte vazhduar edhe sa ishte brenda burgut. SHKK ndër të tjera kanë dhënë […]

Vd*es një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Një person i cili në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë u dërgua muajin e kaluar ka vdekur mëngjesin e kësaj të mërkure.

Ai në burg kishte shkuar i diagnostikuar me sëmundje kronike dhe nga Shërbimi Korrektues thanë se trajtimin e duhur e kishte vazhduar edhe sa ishte brenda burgut.

SHKK ndër të tjera kanë dhënë detaje dhe thanë se me përfundimin e autopsisë pritet të kuptohet arsyeja e vdekjes së tij.

“Gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar mbrëmë rreth orës 22:00, dhe është thirrur Emergjenca e qytetit, e cila e ka trajtuar dhe stabilizuar gjendjen e të burgosurit. Në mëngjes, gjendja e tij është përkeqësuar përsëri dhe është kërkuar mbështetje nga ekipi i Emergjencës së qytetit. Ky ekip, së bashku me ekipin mjekësor të burgut, janë përpjekur për reanimim, por pa sukses. Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa bazuar në ligjet në fuqi, autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, kanë njoftuar SHKK.

Ndërkohë, ish kryeshefi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj tha se ky institucion kujdeset për të burgosurit ndonëse raste të tilla edhe mund të ndodhin.

“Këto ndodhin në të gjitha burgjet por në momentin kur të pranohet një i burgosur ekipi duhet të vendosë se sa ai i burgosur të përcjellet nga ana e sigurisë apo nga ana shëndetësore. Për rastin konkret nuk e di mirëpo nuk do të thotë që është gjendja e keqe për shkak të një burgosuri dhe më vjen keq që ka ndodhë ajo”, ka thënë Zogaj.

I burgosuri me inicialet H.B ka vdekur rreth orës 06:20 të mëngjesit.