Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se ra nga një ndërtesë në Ferizaj

Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se ra nga një ndërtesë në Ferizaj

Sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë shtetasi me inicialet R.K. (rreth 44 vjeçar) i cili dyshohet se duke punuar kishte rënë nga një lartësi (kati i parë) i një ndërtese në Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar , zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 03.04.2026, policia ka pranuar informatë shtesë se i lënduari R.K. ka ndërruar jetë në QKUK – Prishtinë si pasojë e lëndimeve të marra. Është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka autorizuar Sektorin e Hetimeve Rajonale në Ferizaj për vazhdimin e hetimeve me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkaktarëve të vdekjes”.

“Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”./KlanKosova.tv.