Edi Rama pas vendimit të Hagës: Marre

Edi Rama pas vendimit të Hagës: Marre

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka dënuar vendimin e Gjykatës Speciale që dënoi ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rama ka postuar një foto, ku shkruan: “Marre”, e ku në prapavi shihet harta e Evropës.

Gjykata Speciale ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18 vjet burgim Kadri Veselin dhe me 13 Rexhep Selimin.

Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.