Vendoset pllaka përkujtimore në Gjermani në ndërtesën ku operonte Qeveria Bukoshi

Në nderim të 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në Gjermani është zbuluar një pllakë përkujtimore në ndërtesën ku dikur funksiononte Qeveria e Kosovës në ekzil. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili tha se ky është një akt mirënjohjeje dhe respekti nga shteti gjerman për popullin dhe

Vendoset pllaka përkujtimore në Gjermani në ndërtesën ku operonte Qeveria Bukoshi

Në nderim të 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në Gjermani është zbuluar një pllakë përkujtimore në ndërtesën ku dikur funksiononte Qeveria e Kosovës në ekzil.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili tha se ky është një akt mirënjohjeje dhe respekti nga shteti gjerman për popullin dhe historinë e Kosovës.

“Zbulimi i kësaj pllake përkujtimore – sot më 12 qershor për Ditën e Çlirimit të Kosovës – nuk është vetëm një akt simbolik. Është një akt mirënjohjeje dhe respekti – fillimisht për historinë tonë, për njerëzit tanë, për institucionet tona të atëhershme që vepruan në kushte të jashtëzakonshme, si dhe për shtetin mik gjerman, i cili ishte i vetmi shtet që asokohe e lejoi funksionimin e Qeverisë në ekzil në territorin e tij”, ka shkruar Ajeti në Facebook.

Kjo qeveri drejtohej nga Bujar Bukoshi, i cili ndërroi jetë gjatë kësaj jave.

Kosova sot shënon 26 vjetorin e çlirimit, një datë që simbolizon fundin e luftës dhe hyrjen e trupave të NATO-s në vend.