Vesa Vllasaliu zbulon detaje nga marrëdhënia me Mirlind Dakun

Vesa është mjaft aktive në Instagram, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj, por ruan një rezervë të qartë kur vjen puna te jeta private. Pikërisht kjo ka shtyrë një ndjekës që t’i bëjë një pyetje të drejtpërdrejtë përmes opsionit “pyetje-përgjigje”. “Kur po ia qet partnerit fytyrën edhe pse po e dimë se kush […]

Vesa Vllasaliu zbulon detaje nga marrëdhënia me Mirlind Dakun

Vesa është mjaft aktive në Instagram, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj, por ruan një rezervë të qartë kur vjen puna te jeta private. Pikërisht kjo ka shtyrë një ndjekës që t’i bëjë një pyetje të drejtpërdrejtë përmes opsionit “pyetje-përgjigje”.

“Kur po ia qet partnerit fytyrën edhe pse po e dimë se kush është, të lezetshëm dukeni ju kam parë”.

Reagimi i Vesës ka qenë i shkurtër, por domethënës: “Haha pse me ia qit? E ka profilin e vet, faleminderit”.

Me këtë përgjigje, Vesa nuk mohoi dhe as pohoi romancën, por zgjodhi të mos ekspozojë partnerin e mundshëm, duke lënë hapësirë për interpretime. Deri më tani, as Daku nuk ka reaguar mbi zërat që e lidhin me modelen.

Megjithatë, ndjekësit e dyshes mbeten në pritje të një konfirmimi zyrtar apo të paktën një foto bashkë. Deri atëherë, dyshimet mbeten, e bashkë me to edhe vëmendja e pandërprerë e publikut.

Ndonëse pak muaj më parë u përfolse kjo romancë e tyre përfundoi, Vesa mesa duket ka nxitur prapë zërat, duke dashur të tregojë se në fakt dyshja është bashkë.

Para disa muajsh ishte vetë Vesa ajo që donte të zbulonte raportin me yllin e Kombëtares shqiptare. Në mesin e disa postimeve nga stadiumi, ajo postoi edhe një video në të cilën e etiketoi, futbollistin nga Kosova, Mirlind Dakun. Postim ky që më pas u komentua nga përkrahësit blogeres lidhur me atë nëse ishte thjesht mbështetje ndaj bashkëvendësit të saj, apo një pëlqim ndaj tij.