Vetura godet për vdekje një femër afër Drenasit, kjo është viktima

Një aksident i rëndë në trafik ka ndodhur mbrëmë në fshatin Shtrubullovë e komunës së Drenasit, ku vetura ka goditur për vdekje një këmbësore. Sinjali mëson se bëhet fjalë për F. Zenuni, 79-vjeçare nga fshati Shtrubullovë. E ndjera ishte dërguar me shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe e njëjta sipas ekzaminimeve mjekësore […]

Vetura godet për vdekje një femër afër Drenasit, kjo është viktima

Një aksident i rëndë në trafik ka ndodhur mbrëmë në fshatin Shtrubullovë e komunës së Drenasit, ku vetura ka goditur për vdekje një këmbësore.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për F. Zenuni, 79-vjeçare nga fshati Shtrubullovë.

E ndjera ishte dërguar me shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe e njëjta sipas ekzaminimeve mjekësore ishte në gjendje stabile. Por disa orë më vonë, gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar dhe si pasojë ajo ka ndërruar jetë.