Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

Një arsenal armësh zjarri dhe municionesh janë sekuestruar në Tiranë në zonën e Selitës, pas një operacioni policor të koduar “LOCKDOWN”. Sikurse bëhet me dije ky operacon vjen pas një një hetimi 2-mujor nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërkohë që në pranga kanë rënë 4 persona, të cilët shisnin në […]

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

Një arsenal armësh zjarri dhe municionesh janë sekuestruar në Tiranë në zonën e Selitës, pas një operacioni policor të koduar “LOCKDOWN”. Sikurse bëhet me dije ky operacon vjen pas një një hetimi 2-mujor nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërkohë që në pranga kanë rënë 4 persona, të cilët shisnin në Tiranë armë  të trafikuara nga Kosova. Sipas policisë në ambjentin ku monoheshin dhe magazinoheshin armët e zjarrit janë gjetur:

5 pistoleta dhe 3 automatikë, pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, një jelek multifunksional dhe 9 celularë.

 

“Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit:

-G. N., 39 vjeç, R. R., 48 vjeç, K. C., 49 vjeç dhe A. C., 45 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

 

Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.