VIDEO/ Shpërthim në një depo gazi në Romë, raportohet për disa oficerë policie dhe zjarrfikës të plagosur
Një shpërthim në një depo gazi në zonën e Prenestinos, shkaktoi një zhurmë të fortë që u dëgjua në shumë lagje të Romës. Sipas informacioneve fillestare nga departamenti i zjarrfikësve, shpërthimi, i cili ndodhi pak pas orës 08:00 të mëngjesit, u shkaktua nga shkëputja e një pompe nga një rezervuar që furnizonte sistemin e shpërndarjes. [...]Read More...

Një shpërthim në një depo gazi në zonën e Prenestinos, shkaktoi një zhurmë të fortë që u dëgjua në shumë lagje të Romës.
Sipas informacioneve fillestare nga departamenti i zjarrfikësve, shpërthimi, i cili ndodhi pak pas orës 08:00 të mëngjesit, u shkaktua nga shkëputja e një pompe nga një rezervuar që furnizonte sistemin e shpërndarjes.
Një shtëllungë e madhe tymi u ngrit, e dukshme nga pjesa më e madhe e qytetit. Raportohet se tetë oficerë policie dhe një zjarrfikës janë plagosur.
#breaking
Massive gas station explosion in Rome, Italy.
Several injured, 3 severely burned, after a blast at a petrol & LPG distributor in Via dei Gordiani. The explosion was heard across the city. https://t.co/sy3cdDf3vI
— News Extra24 (@24NewsExtra) July 4, 2025