VIDEO/ Trump në parlamentin izraelit, Netanyahu: Miku ynë më i madh. Jam i përkushtuar për paqen!
Izrael- Presidenti amerikan Donald Trump ndodhet Izrael, ku ka qenë i pranishëm edhe në parlamentin izraelit. Trump u mirëprit me duartrokitje para nisjes së fjalës së tij, në Kneset. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka falënderuar Trump, për mbështetjen që i ka dhënë Izraelit. “Donald Trump është miku më i madh që Shteti i Izraelit ka [...]Read More...

Izrael- Presidenti amerikan Donald Trump ndodhet Izrael, ku ka qenë i pranishëm edhe në parlamentin izraelit. Trump u mirëprit me duartrokitje para nisjes së fjalës së tij, në Kneset.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka falënderuar Trump, për mbështetjen që i ka dhënë Izraelit.
“Donald Trump është miku më i madh që Shteti i Izraelit ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”, thotë Netanyahu.
Netanyahu e përshkruan propozimin e paqes të Trump si një hap “të rëndësishëm”, duke shtuar: “Unë jam i përkushtuar ndaj kësaj paqeje, ju jeni të përkushtuar ndaj kësaj paqeje dhe së bashku do ta arrijmë këtë paqe”, ka thënë Netanyahu.
Watch Live: US President Donald Trump delivers a speech to The Knesset https://t.co/s4q61wqKHZ
— euronews (@euronews) October 13, 2025
/abcnews.al/