Vidhte gjësende dhe më pas ia shiti dy të dyshuarve, Policia jep detaje të rastit në Ferizaj

Policia e Kosovës bën të ditur se Njësia e hetimeve pas një pune intensive në terren ka arritur që ta identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar, nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale të ‘vjedhjeve’ në Ferizaj. Në raportin policor bëhet e ditur se gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se senet

Vidhte gjësende dhe më pas ia shiti dy të dyshuarve, Policia jep detaje të rastit në Ferizaj

Policia e Kosovës bën të ditur se Njësia e hetimeve pas një pune intensive në terren ka arritur që ta identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar, nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale të ‘vjedhjeve’ në Ferizaj.

Në raportin policor bëhet e ditur se gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se senet e vjedhura ua kishte shitur dy të dyshuarve meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë intervistuar për kryerjen e veprës penale te lartcekur.

“Lidhur me rastin janë siguruar prova dhe janë sekuestruar sendet e vjedhura dhe janë deponuar në dhomën e dëshmive deri te dorëzimi i pronarëve të ligjshëm”, thuhet në raport.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari për veprën penale “Vjedhje” është ndaluar në qendrën e mbajtjes, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.