Vizita e tretë në Shtëpinë e Bardhë/ Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe shkatërrimi i Hamasit, qëllimi kryesor
Konflikti në Lindjen e Mesme ka arritur në ditën e 639. Ndërkohë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, është nisur drejt SHBA ku do të pritet nga presidenti amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Para se të nisej nga Tel Avivi, kryeministri izraelit, ka bërë të qarta objektivat kryesore, lirimin e pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit. [...]Read More...

Konflikti në Lindjen e Mesme ka arritur në ditën e 639. Ndërkohë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, është nisur drejt SHBA ku do të pritet nga presidenti amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Para se të nisej nga Tel Avivi, kryeministri izraelit, ka bërë të qarta objektivat kryesore, lirimin e pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit.
Mesazhet e Natanyahut janë përcjellë nga mediat ndërkombëtare, ku edhe është shprehur: “Po punojmë për një marrëveshje sipas kushteve tona, ekziston një mundësi për të zgjeruar rrethin e paqes. Jemi të vendosur t’i kthejmë të gjithë pengjet në shtëpi. Në të njëjtën kohë, këmbëngulim në eliminimin e aftësive ushtarake të Hamasit dhe që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin. Një takim me Presidentin Donald Trump mund të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes”, tha ndër të tjera, kryeministri Benjamin Netanyahu.
Kjo është vizita e tretë e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë.
/abcnews.al/