Një 91-vjeçare hyn me makinë në tarracën e restorantit

Një 91-vjeçare hyn me makinë në tarracën e restorantit

Një grua 91-vjeçare po dilte nga një vend parkimi kur me sa duket ngatërroi pedalen e gazit me atë të frenave, shpejtoi dhe pa dashje e futi makinën e saj në tarracën e një restoranti në anën tjetër të rrugës.

Disa klientë që ishin ulur jashtë pësuan lëndime, transmeton aöbinfo.ch.

Katër persona u dërguan në spital me ambulancë me lëndime të paspecifikuara.

Shoferija nuk u lëndua. Leja e saj e drejtimit u konfiskua dhe iu dërgua autoriteteve të trafikut.

Foto: Kapo Schwyz

The post Një 91-vjeçare hyn me makinë në tarracën e restorantit appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.