VLEN mund të bashkohet në një parti? flet Taravari

Deri në zgjedhjet lokale sigurisht që nuk do të ketë shkrirje të VLEN-it dhe pas tyre mund të ndodhë shkrirja e mundshme e të katër partive në një parti, tha për Radion Evropa e Lirë lideri i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Ai ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit pas […] The post VLEN mund të bashkohet në një parti? flet Taravari appeared first on InfoShqip.com.

VLEN mund të bashkohet në një parti? flet Taravari

Deri në zgjedhjet lokale sigurisht që nuk do të ketë shkrirje të VLEN-it dhe pas tyre mund të ndodhë shkrirja e mundshme e të katër partive në një parti, tha për Radion Evropa e Lirë lideri i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Ai ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit pas vendimit të gjykatës së Tetovës se kush është kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Sipas tij, rëndësi ka kush i ka anëtarët, jo si e quajnë veten.

Taravari ka folur edhe për ndryshimet kushtetuese.

“Natyrisht, ne si Vlen insistojmë dhe do të insistojmë, por VMRO-ja duhet të jetë gjithmonë e bindur, sepse pa VMRO-në nuk mund të ndodhin ndryshime kushtetuese. Pra është e pamundur, nuk ka asnjë formulë që mund të bëjë ndryshime kushtetuese pa pëlqimin e VMRO-së”, tha Taravari.

The post VLEN mund të bashkohet në një parti? flet Taravari appeared first on