Vlerësohet bashkëpunimi dixhital mes Francës dhe Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama në aktivitetin e javës franko-shqiptare për Inteligjencën Artificiale, Green AI, vlerësoj forcimin e bashkëpunimit dixhital mes Francës dhe Shqipërisë, përcjell albinfo.ch. Kryeministri theksoi se “në këtë moment mjaft përcaktues për botën, Europën dhe Shqipërinë ndihemi shumë të inkurajuar nga fakti se po ndajmë këtë rrugëtim me Francën”.Në kuadër të këtij bashkëpunimi, kryeministri […] The post Vlerësohet bashkëpunimi dixhital mes Francës dhe Shqipërisë appeared first on Albinfo.

Kryeministri Edi Rama në aktivitetin e javës franko-shqiptare për Inteligjencën Artificiale, Green AI, vlerësoj forcimin e bashkëpunimit dixhital mes Francës dhe Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri theksoi se “në këtë moment mjaft përcaktues për botën, Europën dhe Shqipërinë ndihemi shumë të inkurajuar nga fakti se po ndajmë këtë rrugëtim me Francën”.Në kuadër të këtij bashkëpunimi, kryeministri vlerësoi se do të merren ide nga pala franceze për mënyrën si ta çojmë para inovacionin tonë.
“Krenar për atë që kemi bërë deri tani por teknologjia e re dhe mjetet e saj janë një bekim i madh i vendeve më pak të zhvilluara apo atyre në zhvillim sepse mund të na japin instrumentet për të bërë kapërcime të jashtëzakonshme para”, tha Rama.
“Reformimi i administratës publike, shndërrimi i të gjitha proceseve të ndërveprimit me shtetasit që në epokën pa teknologji do të ishin ndryshe dhe do të kishin kërkuar shekuj. Rrugëtimi ynë zë fill praktikisht nga zero kapacitete”, theksoi ai.
Ndërkohë, Rama tha se “sot kemi krijuar një platformë e cila në fakt ka hequr të gjitha zyrat e pritjes së kontaktit me qytetarët shqiptarë”.
“Qytetarët shqiptarë nuk kanë më pse të rrinë radhëve dhe të humbasin një sasi të jashtëzakonshme kohe, energjie por edhe bakshishi, për të marrë një leje, një licencë apo dokument që vërtetojnë nëse janë gjallë. Çdo gjë tani është në internet, numri i përdoruesve është i jashtëzakonshëm sepse shkon shumë përtej numrit të banorëve”, theksoi Rama.
The post Vlerësohet bashkëpunimi dixhital mes Francës dhe Shqipërisë appeared first on Albinfo.