VMRO gati për Strugën, funksionarët ndezin motorët për Mendi Qyrën

Në Strugë ka nisur të ndjehet atmosfera parazgjedhore, dhe këtë herë jo nga partitë shqiptare, por nga vetë VMRO-DPMNE. Funksionarë të lartë të kësaj partie – përfshirë deputetë dhe zëvendësministra – kanë “ndezur motorët” në përkrahje të Mendi Qyrës, i cili është paraqitur si kandidat i pavarur për komunën e Strugës. Ky angazhim i pazakontë […] The post VMRO gati për Strugën, funksionarët ndezin motorët për Mendi Qyrën appeared first on InfoShqip.com.

VMRO gati për Strugën, funksionarët ndezin motorët për Mendi Qyrën

Në Strugë ka nisur të ndjehet atmosfera parazgjedhore, dhe këtë herë jo nga partitë shqiptare, por nga vetë VMRO-DPMNE. Funksionarë të lartë të kësaj partie – përfshirë deputetë dhe zëvendësministra – kanë “ndezur motorët” në përkrahje të Mendi Qyrës, i cili është paraqitur si kandidat i pavarur për komunën e Strugës.

Ky angazhim i pazakontë dhe i drejtpërdrejtë i VMRO-së në mbështetje të një kandidati që etiketohet si i “pavarur”, ka ngritur shumë pikëpyetje dhe dyshime në opinionin publik: Sa realisht i pavarur është Mendi Qyra? A është kjo një përpjekje e kamufluar e VMRO-së për të marrë kontrollin në Strugë përmes një figure shqiptare?

Përkrahja e hapur nga struktura të larta të VMRO-së për një kandidat shqiptar ka zgjuar dyshime edhe te elektorati shqiptar, i cili e sheh këtë si një përzierje të drejtpërdrejtë në garën politike lokale – dhe ndoshta si një përpjekje për të ndikuar rezultatin në favor të skenarëve të parapërgatitur.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet fushata dhe çfarë dinamike do të marrin zgjedhjet lokale të tetorit në Strugë. Një gjë është e qartë: angazhimi i VMRO-së për Mendi Qyrën nuk po kalon pa u vënë re.

The post VMRO gati për Strugën, funksionarët ndezin motorët për Mendi Qyrën appeared first on