Volkswagen pushon nga puna qindra punonjës për këtë arsye

Volkswagen pushon 548 punonjës The post Volkswagen pushon nga puna qindra punonjës për këtë arsye appeared first on Albinfo.

Volkswagen pushon nga puna qindra punonjës për këtë arsye

Volkswagen po përballet me një krizë të madhe, jo vetëm për shkak të uljes së fitimeve dhe kërkesës së dobët, por edhe për probleme disiplinore brenda kompanisë. Në gjysmën e parë të këtij viti, prodhuesi gjerman i makinave pushoi nga puna 548 punonjës për shkelje të rregullave, kryesisht për mungesa të pajustifikuara. Ky është po i njëjti numër punonjësish të larguar si gjatë gjithë vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.

Sipas shefit të markës VW, Thomas Schäfer, mungesat e paarsyetuara i kushtojnë kompanisë rreth një miliard euro në vit. Kjo problematikë disiplinore vjen në një kohë kur Volkswagen po përballet me ulje të fitimeve prej 30 përqind në gjysmën e parë të vitit dhe po përgatitet për eliminimin e 35,000 vendeve të punës në Gjermani gjatë pesë viteve të ardhshme.

Në përpjekje për të përmirësuar situatën, kompania po merr masa të ashpra ndaj punonjësve që nuk respektojnë detyrat e tyre, duke i pushuar nga puna ata që mungojnë pa justifikim.

Për më shumë detaje rreth kësaj teme – https://www.20min.ch/story/krisenkonzern-rigoros-vw-entlaesst-hunderte-mitarbeitende-wegen-blaumachens-103425472

The post Volkswagen pushon nga puna qindra punonjës për këtë arsye appeared first on Albinfo.