Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të marrë sot vendim për votat e diasporës së Greqisë, e cila ka krijuar probleme në procesin e numërimit, përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye, KQZ ka revokuar të gjithë vëzhguesit nga Parku Olimpik, me përjashtim të medias dhe vëzhguesve ndërkombëtarë. Në vendimin e ditës së djeshme (15 maj), KQZ thotë […] The post Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara appeared first on Albinfo.

Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të marrë sot vendim për votat e diasporës së Greqisë, e cila ka krijuar probleme në procesin e numërimit, përcjell albinfo.ch.

Për këtë arsye, KQZ ka revokuar të gjithë vëzhguesit nga Parku Olimpik, me përjashtim të medias dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

Në vendimin e ditës së djeshme (15 maj), KQZ thotë se ka anuluar akreditimin e të gjithë vëzhguesve në vendin e numërimit (Parku Olimpik) me përjashtim të atyre ndërkombëtarë.

(Organizatat e shoqërisë civile, duhet të riparaqesin kërkesën për akreditimin e vëzhguesve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përmes Portalit të Vëzhguesve, jo më vonë se ora 12:00 e datës 16 maj.

Kërkesat për akreditimin e vëzhguesve nga partitë politike pranë KQZ, duhet të paraqiten jo më vonë se ora 24:00”, thuhet në vendimin e KQZ.

The post Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara appeared first on Albinfo.