Votohet qeveria e re KURTI 4

Votohet qeveria e re KURTI 4

Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti, duke shënuar nisjen e mandatit të katërt të tij si kryeministër.

Qeveria mori mbështetjen e shumicës së deputetëve të pranishëm, me 62 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim.

Albin Kurti u zgjodh kryeministër për mandatin e ri qeverisës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku në rend dite ishte zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Votimi i Qeverisë erdhi pas konstituimit të Kuvendit dhe përfundimit të procedurave për formimin e institucioneve të reja.

15:00 – Kurti prezantoi kabinetin qeveritar, këta janë ministrat

Kryeministri Albin Kurti para deputetëve ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar, ku siç mësohen emrat janë thuajse nga përbërja e deritanishme e qeverisjes aktuale.

Këta janë ministrat të cilët i propozoi Kurti:

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik, Fikrim Damka

Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Hekuran Murati

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku

Ministër i Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci

Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha

Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane, Mimoza Kusari

Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.