Vrasja në Skenderaj: Dorasi erdhi nga Anglia
Një vrasje dyshohet të ketë ndodhur në Skenderaj. Siç raporton Periskopi, viktima dhe dorasi janë familjar mes vete, derisa ky i fundit erdhi nga Anglia. FrontOnline ka kontaktuar me Policinë por që të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Një vrasje dyshohet të ketë ndodhur në Skenderaj.
Siç raporton Periskopi, viktima dhe dorasi janë familjar mes vete, derisa ky i fundit erdhi nga Anglia.
Zëdhënësi i Policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se vrasja në Skenderaj ka ndodhur rreth orës 13:50 në një lokal në rrugën “Sala e Hamit Jashari”.
Zahiti bëri të ditur se viktima është i moshës 42 vjeçare.
Ai shtoi se është duke u punuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, tha Zahiti.