Vr’asje e rëndë në Prizren, burri dyshohet se mb’yti gruan me forcë duarsh

Prizrenasi 81-vjeçar që dyshohet se vrau gruan e tij përfundon në qeli për 48 orë
Burri 81-vjeçar, i cili dyshohet se vrau bashkëshorten e tij në Prizren, ka përfunduar prapa grilave për 48 orë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se sot, rreth orës 01:30, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në një shtëpi banimi në Prizren është gjetur pa shenja jete një e moshuar.
Sipas Bytyqit, në shtëpi është hasur edhe bashkëshorti i saj, i cili është shoqëruar në stacionin policor. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit e policisë, forenzikës dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, ka lindur dyshimi për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Dyshohet se lëndimet e evidentuara në trupin e viktimës janë shkaktuar nga forca duarthatë, pa përdorim të ndonjë arme apo mjeti tjetër, ndërkohë trupi i pajetë është dërguar në IML Prishtinë për ekzaminim mjekoligjor.
Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e plota të rastit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



