Vuçiç kërkoi ndihmën e Erdogan, i bën thirrje të ruaj stabilitetin në Ballkan
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i kërkoi homologut të tij turk Rexhep Taip Erdogan në një bisedë telefonike që ta ndihmojë Serbinë për të stabilizuar paqen në rajonin e Ballkanit, raporton EN. “Presidenti turk Erdogan pyeti për situatën aktuale në Kosovë dhe Presidenti Vuçiç e informoi atë për ngjarjet që çuan në përshkallëzimin e dhunës. Ai […]
![Vuçiç kërkoi ndihmën e Erdogan, i bën thirrje të ruaj stabilitetin në Ballkan](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/04/DSCN2428.webp?fit=1000%2C595&ssl=1)
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i kërkoi homologut të tij turk Rexhep Taip Erdogan në një bisedë telefonike që ta ndihmojë Serbinë për të stabilizuar paqen në rajonin e Ballkanit, raporton EN.
“Presidenti turk Erdogan pyeti për situatën aktuale në Kosovë dhe Presidenti Vuçiç e informoi atë për ngjarjet që çuan në përshkallëzimin e dhunës. Ai gjithashtu i kërkoi kreut të shtetit turk që të përdorë reputacionin dhe ndikimin e vendit të tij për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha shërbimi për shtyp i presidentit serb.
“Presidenti Vuçiç e ftoi presidentin Erdogan të vizitojë Serbinë”, thuhet në deklaratë. Pala serbe thotë se Vuçiç e uroi Erdoganin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në Turqi, “duke i uruar që ta udhëheqë vendin me sukses në rrugën e zhvillimit dhe gjatë këtij mandati”.
“Me këtë rast, presidenti Vuçiç theksoi se Turqia është një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm për Serbinë, jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe në arenën politike ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.
Ministria e Jashtme turke tha të hënën se ishte e shqetësuar për përkeqësimin e situatës në veri të Kosovës dhe u bëri thirrje palëve të shmangin hapat që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në rajon.