Vuçiç në Pekin, Beogradi në zjarr/ Eksperti i sigurisë: Serbia ka përcaktuar partnerin, është vatra e aktivitetit rus
Në një kohë kur Beogradi u trondit këtë të martë nga protesta masive kundër qeverisë, zhvillimet gjeopolitike në rajon marrin një tjetër kthesë. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet në një vizitë zyrtare në Pekin, ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin takim që, sipas ekspertit të sigurisë Drizan Shala, përbën një devijim të qartë [...]Read More...

Në një kohë kur Beogradi u trondit këtë të martë nga protesta masive kundër qeverisë, zhvillimet gjeopolitike në rajon marrin një tjetër kthesë. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet në një vizitë zyrtare në Pekin, ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin takim që, sipas ekspertit të sigurisë Drizan Shala, përbën një devijim të qartë nga orientimi euro-atlantik i Serbisë.
I ftuar në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Shala tha se Serbia tashmë ka përcaktuar partnerin e saj strategjik, duke sinjalizuar një afrim të dukshëm me Rusinë dhe Kinën. Ai shtoi se zhvillimet e fundit në Ballkan, përfshirë edhe kontratat trepalëshe mes Kosovës, Serbisë dhe Shqipërisë, e vendosin SHBA-në në një pozicion antagonisti në çështjet ushtarake në rajon.
Ndërkohë, protestat në Serbi, sipas tij, janë pjesë e një lufte të fshehtë mes shërbimeve inteligjente, që ndikojnë në reagimin qytetar dhe atë politik. Serbia vijon të mbajë neutralitet në politikën ndërkombëtare, duke refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë, çka sipas Shalës, e pozicionon atë si vatër të ndikimit rus në rajon.
“Takimi në Pekin me presidentin Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiç është një devijim i vijës politike, që Serbia është kërkim për Ballkanin në gjirin e Europës Atlantike. Serbia tashmë e ka përcaktuar partnerin e tyre të bashkëpunimit. Tashmë investimi dhe kontrata është firmosur për Kosovës, Serbinë dhe Shqipërinë, ky tregon që SHBA do të jetë antagonist në çështjet ushtarake mes këtyre vendeve. Serbia është vatra e aktivitetit rus, këtë e konfirmon edhe vizita e Vuçiç në Pekin. Sa i takon çështjeve të protestave në Serbi. Është një luftë mes shërbimeve inteligjence, të cilat nxisin qytetarët serbë që të protestojnë, por edhe nga njëra anë që politika të reagojë. Serbia ka përzgjedhur që të jetë neutral në politike diplomatike, duke mos bërë sanksione ndaj Rusisë”, tha eksperti i sigurisë./abcnews.al