Xhaka i uron Berishës pas lamtumirës nga Kosova: “Suksese në kapitullin e ri”

Valon Berisha i ka dhënë fund paraqitjeve me Kombëtaren e Kosovës, duke u përshëndetur me fanellën e “Dardanëve” para ndeshjes ndaj Austrisë, përcjell albinfo.ch.
Mesfushori kosovar u nderua në stadium para fillimit të takimit, në një ceremoni emocionuese ku tifozët e duartrokitën për kontributin e tij ndër vite.
Berisha ishte pjesë e grupit të parë të futbollistëve që iu bashkuan përfaqësueses së Kosovës pas anëtarësimit të vendit në UEFA dhe FIFA, duke luajtur një rol të rëndësishëm në vitet e para të përfaqësimit ndërkombëtar.
Emri i tij mbetet i lidhur edhe me një moment historik të “Dardanëve”. Berisha shënoi golin e parë të Kosovës në një ndeshje zyrtare, në përballjen ndaj Finlandës, me një goditje që u shndërrua në një prej momenteve ikonike të fillimeve të Kombëtares.
Pas ceremonisë së lamtumirës, për Berishën ka ardhur edhe një mesazh nga kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka.
Xhaka i ka uruar bashkëkombësit të tij suksese në vazhdim të karrierës dhe në jetën e tij pas përfundimit të aventurës me Kombëtaren e Kosovës.
Lamtumira e Berishës shënon fundin e një kapitulli të rëndësishëm të një prej futbollistëve që ishte pjesë e rrugëtimit të parë ndërkombëtar të Kosovës./Albinfo.ch
The post Xhaka i uron Berishës pas lamtumirës nga Kosova: “Suksese në kapitullin e ri” appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



