Xhaka mes Arabisë dhe Premier Ligës
Leverkuseni e konfirmon interesimin e klubeve për Xhakën, vendimi shumë shpejt The post Xhaka mes Arabisë dhe Premier Ligës appeared first on Albinfo.

Granit Xhaka është një nga emrat më të kërkuar në këtë merkato. Për mesfushorin shqiptar ka interes nga klubet e mëdha të Serisë A si Juventus, Milan dhe Inter, nga dy klubet kryesore të Turqisë, Fenerbahce dhe Galatasaray, nga liga arabe Neom SC dhe së fundmi nga Sunderland, përcjell albinfo.ch.
Klubi i rikthyer këtë vit në Premier League, i ka ofruar mesfushorit shqiptar një kontratë 3-vjeçare sipas asaj që raporton “Sky Sport”. Xhaka ka qenë më parë pjesë e Premier League, ku ka luajtur për 7 sezone tek Arsenal dhe padyshim ky do të ishte një rikthim i bujshëm në Angli.
Mesfushori shqiptar është ende në mëdyshje për të pranuar ofertën e majme e ardhur nga klubi arab, që i jep 10 milionë euro rrogë në sezon, apo të rikthehet në Premier League. Brenda muajit korrik, Granit Xhaka do të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij, duke parë sa shumë klube që e duan. Nuk përjashtohet as mundësia për të vazhduar te Leverkusen, të paktën edhe për një sezon.
The post Xhaka mes Arabisë dhe Premier Ligës appeared first on Albinfo.