Xhensila dhe Ledri, romanca që po mundon showbizin shqiptar mori përgjigje në Sunny Hill

Tashmë duket se thashethemet janë kthyer në realitet: ndjekësit janë më të bindur se kurrë se Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula janë çifti më i ri i showbiz-it shqiptar. Prej disa muajsh, dy artistët janë përfolur për një lidhje romantike, pasi shpesh janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit, si në Shqipëri, ashtu edhe gjatë pushimeve […]

Xhensila dhe Ledri, romanca që po mundon showbizin shqiptar mori përgjigje në Sunny Hill

Tashmë duket se thashethemet janë kthyer në realitet: ndjekësit janë më të bindur se kurrë se Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula janë çifti më i ri i showbiz-it shqiptar.

Prej disa muajsh, dy artistët janë përfolur për një lidhje romantike, pasi shpesh janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit, si në Shqipëri, ashtu edhe gjatë pushimeve jashtë vendit. Çdo dalje e tyre e përbashkët ka ushqyer dyshimet e fansave, të cilët kanë nisur të komentojnë se mes tyre po lind diçka më shumë se një bashkëpunim muzikor.

Pasi ngritën dyshime edhe gjatë performancës së tyre në “Sunny Hill Festival”, ku Ledri i puthi dorën Xhensilës para publikut, tani dyshja është kapur sërish.

Romanca e supozuar mes Xhensila Myrtezajt dhe Ledri Vulës po merr gjithnjë e më shumë “provë” për ndjekësit. Pas performancës së tyre të përbashkët në “Sunny Hill Festival”, ku u përfolën për kimistrinë e dukshme në skenë, tani një tjetër video po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.

Në pamjet e fundit, të cilat janë bërë virale, dy artistët shihen duke kërcyer dhe festuar në një atmosferë nate me drita të kuqe. Të dy shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, duke biseduar dhe shkëmbyer shikime intime, duke i bërë fansat të besojnë se mes tyre ka më shumë sesa thjesht miqësi apo bashkëpunim profesional.

Mesa duket, Xhensila dhe Ledri po e shijojnë këtë periudhë të re, duke mos e fshehur faktin se janë të pandarë edhe jashtë skenës. Romanca e tyre, nëse konfirmohet, premton të jetë një nga historitë më të komentuara të showbiz-it shqiptar këtë verë!