Xhevdet Smakiqi: Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje po tentojnë ta prishin rendin juridik Kushtetues të Kosovës

Sot në emisionin “Adresa”me Arben Ahmetin, tema e cila do të diskutohet është rreth ngjarjeve të sotme, ku Gjykata Kushtetuese ka vendosur një masë të përkohshme për Kuvendin e Kosovës. Të ftuar në studio janë 6 analistë apo komentatore politikë, si: Halil Matoshi, Blerim Gashi, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, Fatime Hajdari, Visar Xani dhe Xhevdet Smakiqi. Smakiqi

Xhevdet Smakiqi: Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje po tentojnë ta prishin rendin juridik Kushtetues të Kosovës

Sot në emisionin “Adresa”me Arben Ahmetin, tema e cila do të diskutohet është rreth ngjarjeve të sotme, ku Gjykata Kushtetuese ka vendosur një masë të përkohshme për Kuvendin e Kosovës.

Të ftuar në studio janë 6 analistë apo komentatore politikë, si: Halil Matoshi, Blerim Gashi, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, Fatime Hajdari, Visar Xani dhe Xhevdet Smakiqi.

Smakiqi tha se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje po tentojnë ta prishin rendin juridik Kushtetues të Kosovës, e sipas tij kjo nënkupton konflikt sepse pakica serbe i paska të garantuara garancite që ja ka dhënë Neni 67 dhe pako e Ahtisaarit.

“Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje po tentojnë ta prishin rendin juridik Kushtetues të Kosovëse kjo nënkupton konflikt, sepse pakica serbe i ka të garantuara garancitë që ja ka dhënë Neni 67 dhe pakoja e Ahtisaarit”, tha Smakiqi.

“Kosova është e ndërtuar mbi një demokraci kososocionale ku nuk sundon as shumica e as pakica, por janë të kushtëzuara njëra me tjetrën”, tha Msakiqi tutje./Gazeta10