Ylli i OnlyFans: Gratë mbi 25 vjeçe qe punojnë 8 orë në ditë janë të dështuara!

Ylli i OnlyFans, Lil Tay, ka bërë një deklaratë që ka shkaktuar reagime të shumta dhe debat të zjarrtë në rrjetet sociale. Në një video të publikuar në Instagram, 18-vjeçarja tha se gratë pas moshës 25-vjeçare që ende punojnë 8 orë në ditë me orar zyre 9 me 5 janë “të dështuara”. “Nëse je mbi […]

Ylli i OnlyFans: Gratë mbi 25 vjeçe qe punojnë 8 orë në ditë janë të dështuara!

Ylli i OnlyFans, Lil Tay, ka bërë një deklaratë që ka shkaktuar reagime të shumta dhe debat të zjarrtë në rrjetet sociale.

Në një video të publikuar në Instagram, 18-vjeçarja tha se gratë pas moshës 25-vjeçare që ende punojnë 8 orë në ditë me orar zyre 9 me 5 janë “të dështuara”.

“Nëse je mbi 25-vjeçe dhe ende punon 9 me 5, je një dështim. Deri në këtë moshë duhet të keni bërë mjaftueshëm para për të mos bërë një punë të tillë dhe duhet të keni paratë e tua. Çdo vajzë duhet të hedhë linkun, siç bëj unë,” deklaroi Lil Tay.

Në të njëjtën video, ajo rrëfeu se ishte “përzënë dhe mohuar” nga familja, duke shtuar: “Ata nuk flasin më me mua. Por nuk më intereson, mund t’ua blej gjithë jetën nëse dua. Gjithashtu, arsimi nuk vlen, sepse Harvard-i nuk do të më ndihmonte të fitoja para me tetë shifra.”

Deklarata ndezi rrjetin, ku në komente përdoruesit shpërthyen me reagime të ndryshme:

“Më fal, vajzë, por unë po shkoj në universitet,” shkroi një përdoruese.

“Pra, të jesh mjeke do të thotë se je një dështim?” komentoi një tjetër.

Lil Tay hapi OnlyFans më 3 gusht, ditën që mbushi 18 vjeç, dhe pretendon se ka fituar mbi 1 milion dollarë vetëm në 24 orët e para, mes tyre gjysmë milioni nga abonimet dhe pothuajse gjysmë milioni të tjerë nga mesazhet private.

Pavarësisht kritikave, babai i saj, Chris Hope, tha për TMZ se ajo është tashmë adulte dhe “mund të marrë vetë vendimet e saj”, duke shtuar se është i bindur që do të ketë sukses në çfarëdo që të zgjedhë të bëjë.

Lil Tay u bë e njohur që në moshën 9-vjeçare për videot virale në rrjetet sociale, ndërsa në vitin 2018 tentoi karrierën në muzikë ku bashkëpunoi me emra si Diplo dhe Jake Paul. Tani, ajo duket se ka vendosur ta ndërtojë profilin e saj publik përmes OnlyFans, duke mos kursyer deklarata provokuese që vijojnë të shkaktojnë diskutime të gjera.