YouTube me rregulla të reja të ashpra për përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale

YouTube ka njoftuar ndryshime të rëndësishme në politikat e monetizimit, që hyjnë në fuqi më 15 korrik. Këto masa synojnë të kufizojnë videot joautentike, veçanërisht ato të krijuara nga inteligjenca artificiale dhe që konsiderohen të përsëritura ose të prodhuara në masë. Edhe pse platforma e cilëson këtë si një “ndryshim të vogël” në udhëzimet ekzistuese, […] The post YouTube me rregulla të reja të ashpra për përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale appeared first on Albinfo.

YouTube me rregulla të reja të ashpra për përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale

YouTube ka njoftuar ndryshime të rëndësishme në politikat e monetizimit, që hyjnë në fuqi më 15 korrik. Këto masa synojnë të kufizojnë videot joautentike, veçanërisht ato të krijuara nga inteligjenca artificiale dhe që konsiderohen të përsëritura ose të prodhuara në masë.

Edhe pse platforma e cilëson këtë si një “ndryshim të vogël” në udhëzimet ekzistuese, qëllimi është i qartë: të ndalojë përmbajtjet me vlerë të ulët që dominojnë trendet, si zëra të gjeneruar nga kompjuteri, foto të marra online apo lajme të ritreguara pa kontribut real njerëzor.

Ndikimi tek Programi i Partnerëve në YouTube

Rregullat prekin të gjithë krijuesit që fitojnë para nga reklamat përmes Programit të Partnerëve në YouTube (YPP). Kompania thekson se “origjinaliteti” ka qenë gjithmonë kusht bazë për monetizim, por tani përkufizohet më qartë se çfarë konsiderohet përmbajtje joautentike në epokën e AI.

Sipas Rene Ritchie nga ekipi i marrëdhënieve me krijuesit, synimi nuk është penalizimi i videove me reagime apo komente mbi klipe ekzistuese, por ndalimi i përmbajtjeve të tepërta, të përsëritura dhe spam që nuk ofrojnë vlerë.

Përse YouTube po e ndërmerr këtë hap?

Krijimi i shpejtë i përmbajtjeve të rreme – nga lajmet e trilluar te videot me CEO-n e YouTube gjeneruar nga AI – po rrezikon besueshmërinë e platformës. YouTube e sheh këtë veprim si mënyrë për të mbrojtur integritetin dhe markën e saj, duke parandaluar përhapjen e dezinformatave dhe komercializimin e tepërt të përmbajtjeve të pavlera.

The post YouTube me rregulla të reja të ashpra për përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale appeared first on Albinfo.