Yulia Svyrydenko konfirmohet si kryeministrja e re e Ukrainës
Yulia Svyrydenko është ekonomistja 39-vjeçare dhe ish-zëvendëskryeministrja e parë, tashmë është konfirmuar nga parlamenti ukrainas si kryeministrja e re e Ukrainës, kanë bërë të ditur ligjvënësit, përcjell albinfo.ch. Svyrydenko ka luajtur një rol kyç në negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me marrëveshjen për mineralet e rralla, teksa sipas agjencisë së lajmeve Reuters, […] The post Yulia Svyrydenko konfirmohet si kryeministrja e re e Ukrainës appeared first on Albinfo.

Yulia Svyrydenko është ekonomistja 39-vjeçare dhe ish-zëvendëskryeministrja e parë, tashmë është konfirmuar nga parlamenti ukrainas si kryeministrja e re e Ukrainës, kanë bërë të ditur ligjvënësit, përcjell albinfo.ch.
Svyrydenko ka luajtur një rol kyç në negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me marrëveshjen për mineralet e rralla, teksa sipas agjencisë së lajmeve Reuters, “nominimi i saj i dërgon mesazh të qartë Washingtonit se Kievi i ka për prioritet marrëdhëniet”.
Ajo ka zëvendësuar kryeministrin e mëparshëm, Denys Shmyhal, i cili kishte shërbyer në këtë post për 5 vjet, mandati më i gjatë në historinë e Ukrainës.
Kryeministri në largim pritet të marrë një post të ri në kabinetin qeveritar, atë të ministrit të Mbrojtjes, duke e zëvendësuar ministrin aktual Rustem Umerov.
E në mesin e gjithë këtij riorganizimi të madh qeveritar, burimet ukrainase kanë sugjeruar se Umerov pritet të shpallet ambasadori i ri i vendit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Priten edhe ndryshime të tjera në nivele të larta, me mbrojtjen dhe sektorin digjital që shihen si prioritetet kryesore për qeverinë e re.
The post Yulia Svyrydenko konfirmohet si kryeministrja e re e Ukrainës appeared first on Albinfo.