Zbulohen ndeshjet hapëse për sezonin e ri në Serie A

Kampionët e Serie A, Napoli, takohen me Frosinonen në ndeshjen e parë të sezonit në ligë, ndërsa Milani do të vizitojë Bologna dhe Juventusi do të luajë jashtë në Udinese. Serie A ka zbuluar orarin e ndeshjeve hapëse për sezonin 2023-24. Fushata e re e ligës italiane do të nisë të dielën, më 20 gusht […]

Zbulohen ndeshjet hapëse për sezonin e ri në Serie A

Kampionët e Serie A, Napoli, takohen me Frosinonen në ndeshjen e parë të sezonit në ligë, ndërsa Milani do të vizitojë Bologna dhe Juventusi do të luajë jashtë në Udinese.

Serie A ka zbuluar orarin e ndeshjeve hapëse për sezonin 2023-24.

Fushata e re e ligës italiane do të nisë të dielën, më 20 gusht 2023, duke përfunduar të dielën, më 26 maj 2024.

Kampioni i Serie A, Napoli do të takohet me skuadrën e sapo promovuar Frosinone në ‘Stadio Stirpe’.

Finalisti i Ligës së Kampionëve, Interi do të përballet me Monza në shtëpi, ndërsa Milani do të vizitojë Bologna.

Juventusi i Massimiliano Allegrit do ta nisë sezonin ku e mbylli 2022-23, në ‘Dacia Arena’ kundër Udineses.

Roma do të përballet me Salernitanën në ‘Stadio Olimpico’ dhe rivalët e tyre të qytetit Lazio do të takohen me Lecce.

Genoa e sapo promovuar do të takohet me Fiorentina në ‘Marassi’ dhe Cagliari do të vizitojë Torinon.

Më poshtë jua përcjellë çiftet e javës së parë:

Bologna-Milano

Empoli – Verona

Frosinone-Napoli

Genova-Fiorentina

Inter-Monza

Leçe-Lazio

Roma-Salernitana

Sassuolo – Atalanta

Torino-Cagliari

Udinese-Juventus