Zelensky drejt SHBA/ Me ftesë të Trump, të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Zelensky do të rikthehet në Uashington për të dytën herë për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump. Kreu i Shtetit Ukrainas tha se do të jetë në shtetet e bashkuara të hënën për t’u takuar me homologun e tij amerikan, pasi ky i fundit pati një takim me presidentin rus Vladimir Putin në lidhje [...]Read More...

Zelensky drejt SHBA/ Me ftesë të Trump, të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Zelensky do të rikthehet në Uashington për të dytën herë për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump.

Kreu i Shtetit Ukrainas tha se do të jetë në shtetet e bashkuara të hënën për t’u takuar me homologun e tij amerikan, pasi ky i fundit pati një takim me presidentin rus Vladimir Putin në lidhje me fundin e luftës në Ukrainë.

Në një psotim në rrjetet sociale, Zelensky tha se pati një bisedë të gjatë me Donald Trump, pas takimit të tij me kreun e Kremlinit, gjatë së cilës ai u informua për të gjitha detajet e diskutimeve.

Ai përsëriti gatisshmërinë e Ukrainës për të punuar për të arritur paqen dhe tha se mbështet propozimin e Trump për një takim trepalësh mes Kievit, Moskës dhe Uashingtonit.

Zelensky theksoi se çështjet kryesore mund të diskutohet vetëm në nivelin e udhëheqësve dhe shtoi se partnerët europianë duhet të jenë të përfshirë në çdo fazë për të siguruar garanci të besueshme së bahsku me SHBA për Ukrainën.

Presidenti Ukrainas ka përsëritur vazhdimisht se nuk pranon të lëshojë territor për t’i dhënë fund luftës, pasi diçka e tillë nuk lejohet nga Kushtetuta e vendit të tij.

Nga ana tjetër Donald Trump nuk e ka përjashtuar një skenar të tillë dhe ka thënë se Kievi duhet të bëjë kompromise.

Takimi i radhës mes dy liderëve duket se do të mbahet me ftesë të presidentit amerikan, teksa vizita e parë e Zelensky në Uashington për t’u takuar me Trump, nuk shkoi aspak mirë.

Presidenti amerikan e quajti Zelenskyn mosmirënjohës dhe madje e akuzoi se ishte ai që filloi luftën. Pas kësaj përplasjeje marrëdhëniet mes dy liderëve erdhën duke u përmirësuar.

/ abcnews.al /