Zelensky: Gabimet në negociatat për paqen duhet të shmangen

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se gjëja më e rëndësishme në arritjen e paqes së qëndrueshme është të mos bëni gabime. Ai u shpreh në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan se është “thelbësisht e rëndësishme“, raporton BBC. “Të gjitha palët duhet të jenë në tryezën e bisedimeve – Amerika, [...]Read More...

Zelensky: Gabimet në negociatat për paqen duhet të shmangen

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se gjëja më e rëndësishme në arritjen e paqes së qëndrueshme është të mos bëni gabime.

Ai u shpreh në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan se është “thelbësisht e rëndësishme“, raporton BBC.

“Të gjitha palët duhet të jenë në tryezën e bisedimeve – Amerika, Evropa dhe Ukraina”, deklaroi Zelensky, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Turqi.

Ai kritikoi takimin e sotëm ndërmjet delegacioneve amerikane dhe ruse në Riad, duke e përshkruar atë si “bisedime për Ukrainën pa Ukrainën”./abcnews.al