Zelensky optimist: Evropa nuk ka qenë kurrë kaq e bashkuar

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky është shprehur optimist dhe besimplotë për unitetin e Europës. Ai ka theksuar se Evropa nuk ka qenë kurrë kaq e bashkuar rreth Ukrainës. “Jemi të bindur se paqja mund të jetë e besueshme dhe e qëndrueshme, garancitë e saj janë çelësi”, ka thënë Zelensky. Vetëm dy ditë më parë presidenti [...]Read More...

Zelensky optimist: Evropa nuk ka qenë kurrë kaq e bashkuar

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky është shprehur optimist dhe besimplotë për unitetin e Europës. Ai ka theksuar se Evropa nuk ka qenë kurrë kaq e bashkuar rreth Ukrainës.

“Jemi të bindur se paqja mund të jetë e besueshme dhe e qëndrueshme, garancitë e saj janë çelësi”, ka thënë Zelensky.

Vetëm dy ditë më parë presidenti ukrainas paralajmëroi se bashkimi i Evropës është i domosdoshëm për Ukrainën.

Në takimin e Shtëpisë së Bardhë u diskutuan edhe garancitë e sigurisë për Ukrainën, për të cilat Zelensky tha se do të përpunohen me detaje gjatë 10 ditëve në vijim.

Te këto garanci përfshihet edhe blerja e armëve amerikane që Ukraina nuk i ka, me një vlerë 90 miliardë dollarë. Nga ana tjetër, kur Ukraina të fillojë të eksportojë dronët e saj, Shtetet e Bashkuara do t’i blejnë.