Zelensky: Përplasja me Trumpin ishte për keqardhje
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën se përplasja e tij me presidentin amerikan, Donald Trump, ka qenë për “keqardhje” dhe që është gati të punojë me homologun e tij amerikan për të arritur paqe afatgjatë, dhe që është koha për t’i bërë gjërat “siç duhet”. “Takimi ynë në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, [...]Read More...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën se përplasja e tij me presidentin amerikan, Donald Trump, ka qenë për “keqardhje” dhe që është gati të punojë me homologun e tij amerikan për të arritur paqe afatgjatë, dhe që është koha për t’i bërë gjërat “siç duhet”.
“Takimi ynë në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, të premten, nuk ka shkuar siç ishte planifikuar. Është për keqardhje që u zhvillua ashtu. Është koha t’i bëjmë gjërat siç duhet. Ne do të dëshironim bashkëpunim të mëtejmë dhe komunikim konstruktiv”, ka thënë lideri ukrainas përmes një postimi në X.
Këto janë deklaratat e para të Zelenskyt pas pezullimit të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën.
Zelensky ka thënë se është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet e rralla, të cilën administrata Trump e konsideron shumë të rëndësishme në përpjekjet për dhënie fund të luftës.
“Sa i përket marrëveshjes për minerale dhe siguri, Ukraina është e gatshme ta nënshkruajë atë në çdo kohë dhe format të përshtatshëm”, ka thënë Zelensky.
“Ne e shohim këtë marrëveshje si hap drejt garancive më të mëdha dhe garancive solide të sigurisë, dhe unë njëmend shpresoj që do të funksionojë”.