Zelensky: Rusia do të blejë kohë, jo t’i japë fund luftës
Ndërsa konferenca për shtyp e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë përfundoi, Volodymyr Zelensky ka postuar në mediat sociale pas telefonatës së tij me kryeministrin e Kanadasë Mark Carney. Zelenskyy tha se i tregoi Carney-t pikëpamjen e Ukrainës mbi “qëllimet dhe planet e vërteta” të Rusisë. “E shohim në të njëjtën mënyrë dhe është e [...]Read More...

Ndërsa konferenca për shtyp e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë përfundoi, Volodymyr Zelensky ka postuar në mediat sociale pas telefonatës së tij me kryeministrin e Kanadasë Mark Carney.
Zelenskyy tha se i tregoi Carney-t pikëpamjen e Ukrainës mbi “qëllimet dhe planet e vërteta” të Rusisë.
“E shohim në të njëjtën mënyrë dhe është e qartë se rusët thjesht duan të blejnë kohë, jo t’i japin fund luftës”, shkroi ai në një postim në X.
“Situata në fushën e betejës dhe sulmet e liga të Rusisë ndaj infrastrukturës civile dhe njerëzve të zakonshëm e dëshmojnë qartë këtë.”, shtoi presidenti ukrainas./abcnews.al