Zelensky takohet me të dërguarin e SHBA-së për luftën në Ukrainë

Sipas mediave ukrainase, Volodymyr Zelensky është takuar me të dërguarin e SHBA-së për luftën, Keith Kellogg. Por një zyrtar i Kievit ka shtuar se një konferencë e planifikuar për shtyp është anuluar me kërkesë të Uashingtonit, shkruan Sky News. Aty pritej të flisnin të dy, Kellogg dhe Zelensky. Udhëtimi i Kellogg në Kiev ka përkuar [...]Read More...

Zelensky takohet me të dërguarin e SHBA-së për luftën në Ukrainë

Sipas mediave ukrainase, Volodymyr Zelensky është takuar me të dërguarin e SHBA-së për luftën, Keith Kellogg.

Por një zyrtar i Kievit ka shtuar se një konferencë e planifikuar për shtyp është anuluar me kërkesë të Uashingtonit, shkruan Sky News.

Aty pritej të flisnin të dy, Kellogg dhe Zelensky. Udhëtimi i Kellogg në Kiev ka përkuar me një përplasje publike midis Donald Trump dhe Zelensky, ku i pari e etiketon ukrainasin si “diktator” dhe kërkon që ai të lëvizë “shpejt” përpara se të humbasë vendin e tij.

Kjo ka thelluar shqetësimet se SHBA mund ta detyrojë Ukrainën në lëshime si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës, me diskutimet midis Uashingtonit dhe Moskës që nisën dy ditë më parë pa Evropën e Kievin.