Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut janë përfshirë sërish në luftime me ukrainasit në Kursk

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se trupat e Koresë së Veriut janë përfshirë sërish në luftimet në rajonin rus Kursk. Një pjesë e Kurskut mbetet nën kontrollin e forcave ukrainase pas pushtimit të tyre të befasishëm gushtin e kaluar. Pak ditë më parë, Kievi vlerësoi se forcat e Phenianit ishin tërhequr nga fushat e [...]Read More...

Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut janë përfshirë sërish në luftime me ukrainasit në Kursk

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se trupat e Koresë së Veriut janë përfshirë sërish në luftimet në rajonin rus Kursk.

Një pjesë e Kurskut mbetet nën kontrollin e forcave ukrainase pas pushtimit të tyre të befasishëm gushtin e kaluar.

Pak ditë më parë, Kievi vlerësoi se forcat e Phenianit ishin tërhequr nga fushat e betejës për shkak të humbjeve të mëdha që kishin pësuar.

“Ka pasur sulme të reja në zonat e Kurskut, duke përfshirë forcat ruse dhe ushtarët e Koresë së Veriut”, tha Zelensky./abcnews.al