Zëri i Luginës së Preshevës dëgjohet në Berlin: Thirrje për mbështetje ndërkombëtare
Berlin: Shqiptarët e Luginës kërkojnë përkrahje kundër diskriminimit sistematik The post Zëri i Luginës së Preshevës dëgjohet në Berlin: Thirrje për mbështetje ndërkombëtare appeared first on Albinfo.

Institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të heshtin përballë shkeljeve sistematike të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga regjimi serb. Ky është mesazhi i qartë që përcolli ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, në lidhje me vizitën e një delegacioni nga Lugina e Preshevës në Berlin, përcjell albinfo.ch.
“Zëri i tyre është zëri ynë, dhe zëri ynë do të jetë gjithmonë dhe përherë zëri i tyre,” u shpreh ambasadori Ajeti, duke theksuar angazhimin e palëkundur të institucioneve të Kosovës për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve përtej kufijve shtetërorë.
Për të fuqizuar këtë zë pranë institucioneve dhe deputetëve gjermanë, një delegacion i përbërë nga figura kyçe të Luginës së Preshevës zhvilloi një vizitë të dytë zyrtare në Berlin. Delegacioni përfshin Shaip Kamberi, deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Enkel Rexhepi, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Flora Ferati-Sachsenmaier, eksperte e të drejtave të njeriut; dhe Drita AG Zumberi, aktiviste e angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit shqiptar në Luginë.
Postimi i plotë:
Institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të heshtin përballë shkeljeve sistematike të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga regjimi serb.
Zëri i tyre është zëri ynë, dhe zëri ynë do të jetë gjithmonë dhe përherë zëri i tyre.
Për të fuqizuar edhe më tej këtë zë pranë institucioneve dhe deputetëve gjermanë, një delegacion i përbërë nga z. Shaip Kamberi – deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, z. Enkel Rexhepi – Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, znj. Flora Ferati-Sachsenmaier – studiuese dhe eksperte e çështjes së të drejtave të njeriut, dhe znj. Drita AG Zumberi – aktiviste nga Lugina e Preshevës, zhvilluan vizitën e dytë në #Berlin.
Gjatë kësaj vizite, ata zhvilluan një sërë takimesh të rëndësishme me qëllim sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e miqve gjermanë mbi diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ata theksuan nevojën urgjente për përforcimin e pozitës së shqiptarëve në këtë rajon, si dhe për mbështetjen ndërkombëtare në adresimin e padrejtësive të vazhdueshme që ata po përjetojnë.
The post Zëri i Luginës së Preshevës dëgjohet në Berlin: Thirrje për mbështetje ndërkombëtare appeared first on Albinfo.